Nudističko naselje ADA

06.06.2009 : Za mladence specijalni popust na vecu kolicinu aranzmana u hotelima Bellevue...

Lokacioni

Në përqafim në mes të lumit Buna dhe të detit Adriatik, 15 km larg Ulqinit, gjendet Ada, ishull parajsor i lumit, i njohur në tërë botën me kampin nudistik dhe të natyrës së paprekur. Edhe pse gjendet në brezin mediteran, në Adë është një klimë subtropike. E stolisin një ekosistem i jashtëzakonshëm dhe perëndimet e diellit që të lënë pa frymë.

Kompleksi hotelier “Ada Buna” gjendet në degën jugperëndimore të adës, ndërsa godinat e ulëta të ndërtuara aty nuk e kanë rrezikuar pamjen autentike të ambientit. Në prapavijë të kompleksit hotelier është e njëjta natyrë siç ishte para vitit 1973, kur është ndërtuar kjo oazë për nudistë. Në Adë dikur dilej me një trap, por që nga viti 1987 Ada me tokë është lidhur me një urë

Larg nga zhurma e rrugës dhe tollovia e qytetit, rrethuar nga bukuria e pastër e natyrës, kaltërina e horizontit të Adriatikut, e stolisur me bimësinë mediterane, Ada është një vend në të cilin vizitori zakonisht dashurohet me të ardhur për herë të parë. Ishulli e ka formën e trekëndëshit me një sipërfaqe prej 5,4 km2. Dy anë ia lag lumi i Bunës, ndërsa të tretën e rreh deti. Brigjet e Adës nuk janë të kryera, sepse vit pas vitit marrin trajta të tjera, pa pra duke ndryshuar brigjet dhe kufijtë, me degë të reja dhe me pamje ndryshe të plazhit. “Ada Buna” tash shumë vite është njëra ndër destinacionet më të popullarizuar në Mal të Zi, e njëri ndër atutë të kësaj pushimoreje është plazhi ranor prej 2880 m i gjatë.

“Ada Buna” askënd nuk e lë indiferent dhe duhet përjetuar dhe bindur në të personalisht. Këtu mund të keni ndjenjën se jeni i vetëm në planet, por kura të dëshironi, në atë vend mund të njihni njerëz shumë të këndshëm dhe interesantë. Në çdo rast personeli i hoteleve me mirësjelljet e tyre do t’ju sigurojë çfarë rrallë kund mund ta gjeni, ndërsa rekomandimi është që menjëherë të paguani për 15 ditë, sepse pas ditës së dhjetëve të kaluara në Adë do të mallëngjeheni meqë ju duhet të shkoni.
2009 © Copyright « Ulcinjska Rivijera » Sva prava zadržana | Dizajn i Programiranje EVENTS Management www.events-management.net